Kategoria e Parë në RTSH/ Zgjidhet formacioni më i mirë i javës, trajner Bledi Kadiu

Kategoria e Parë | 35 minuta më parë

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 7-të të Kategorisë së Parë, që transmetohet në RTSH. Formacioni është bërë sipas skemës 3-4-1-2, duke vlerësuar paraqitjet e futbollistëve në ndeshjet e kampionatit.

Në portë është përzgjedhur Mustafe Abdullahu i Besës. Reparti i mbrojtjes përbëhet nga Xhuliano Markoçi i Ilirisë dhe Gabriel Schepanski e Erest Lamellari të Kukësit.

Në mesfushë janë Fatmir Prengaj i Besës, Henri Sulovari i Bylisit, Eslit Sala i Flamurtarit dhe Sodiq Kazeem i Pogradecit. Në rolin pas sulmuesve është përzgjedhur Hetem Lushaj i Flamurtarit, ndërsa dyshja e sulmit përbëhet nga Roland Shkreli i Orikut dhe Jayson Mavanga i Ilirisë.

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur Bledi Kadiu i Kukësit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme