Pagat rriten, por jo njësoj – Paga mesatare bruto arrin në 90.119 lekë, rritet ndërtimi por jo arti

Ekonomi | 4 muaj më parë

Rritja e pagave nuk po ndodh në sektorët e elitës, por në ata të bazuar në krahun e punës. Të dhënat nga raporti i fundit i INSTAT tregojnë se sektori i ndërtimit shënoi rritjen më të lartë të pagës mesatare me 22.2%, duke reflektuar zhvillimet në këtë industri. Në të kundërt, rritja më e ulët është në art dhe argëtim, me vetëm 5.5%.

Sipas ekspertit Muço, ka një pabarazi në efektet e rritjes:
“Ndërtimi po paguan më shumë se më parë punonjësit e vet, për shkak të nevojës për të përmbushur në afate të gjitha punimet dhe vështirësisë për të gjetur punonjës, të cilët janë motiv kryesor dhe të rëndësishëm në nivelin e pagës.”

Ai shtoi se “Përfitimi në gjykimin tim është i ndërsjellë, por më shumë fitojnë bizneset dhe kompanitë. Të dhënat flasin për një dobësim të klasës së mesme të pagave në Shqipëri. Unë nuk do ta quaj rritje të përgjithshme të pagave. Kjo për efekt të polarizimit, pra rritjes më shumë të pagës minimale dhe asaj maksimale, sepse pagat në nivel mesatar kanë qëndruar në vendnumëro.”

Niveli aktual i pagave shfaq gjithashtu një hendek mes sektorëve të financës dhe teknologjisë krahasuar me sektorë të tjerë të ekonomisë.

“Kjo nënkupton që nuk është përqendrimi i ekonomisë apo i tregut të punës në vetvete në këto dy industri, por është prezenca e kompanive të huaja me filiale në Shqipëri ajo që ndikon.” – theksoi Muço.

Eksperti shtoi se gjeografia e pagave të larta mbetet e përqendruar kryesisht në kryeqytet, si dhe në kompani që operojnë në qytete të tjera, por që aktivitetin e tyre e kanë të lidhur me Tiranën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme