Tunizia shkarkoi Lamouchi pas humbjes 5-1, vendin e tij e merr trajneri i Francës për femra

Federata e Tunizisë, pas humbjes së rëndë 5-1 kundër Suedisë në ndeshjen e parë të Botërorit 2026, shkarkoi trajnerin Sabri Lamouchi dhe menjëherë gjeti zëvendësuesin e tij.
Francezi Herve Renard do të drejtojë kombëtaren afrikane, sipas njoftimit zyrtar të federatës në televizionin kombëtar. Renard ka drejtuar më parë Arabinë Saudite dhe të gjithë e kujtojnë për atë fitore befasuese kundër Argjentinës, që më pas fitoi trofeun në Katar 2022.
Që nga ajo kohë, trajneri në fjalë ka drejtuar kombëtaren franceze të futbollit të femrave. Tani Renard merr një detyrë të vështirë në një moment delikat. Dy ndeshjet e tjera në Grupin F Tunizia do t’i luajë kundër Holandës dhe Japonisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




