Champions/ Egnatia dhe Drita mësojnë rivalët e turit të parë kualifikues

Sport | 5 muaj më parë

Sapo është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për turin e parë kualifikues të Champions League, për sezonin 2026-2027.

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia ka mësuar emrin e kundërshtarit me të cilin do të ndeshet në këtë tur.

Moldavët e Petrocub do të jenë kundërshtarët e rrogozhinasve në turin e parë kualifikues të Champions League.

Edhe Drita, skuadra kampione e Kosovës, ka mësuar emrin e kundërshtarit të turit të parë. Kauno Zalgiris janë kundërshtarët e skuadrës nga Gjilani në këtë tur.

Ndeshjet e para do të luhen më 7 dhe 8 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit më 14 dhe 15 korrik. Sfida e parë do të luhet në Moldavi, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në “Egnatia Arena”, ku kampionët e Shqipërisë do të synojnë kualifikimin në turin e dytë të kompeticionit më prestigjioz për klube në Europë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme