Protesta/ Berisha: Demokratët të marrin pjesë masivisht, gjethet s’duhet të na pengojnë për të parë trungun

Provokacion e ka cilësuar kryedemokrati Sali Berisha zhvendosjes e protestës së qytetarëve kundër planit për investimin në Zvërnec para selisë blu.
Në një deklaratë për media, Berisha u shpreh se përpjekjet për të krahasuar kryeministrein Edi Rama me kreun e PD-së, lidhen me opozitën e opozitës, të cilën e konsideroi si vegël të qeverisë, ndërsa dha dhe një mesazh kundrejt demokratëve se “gjethet nuk duhet t’i pengojnë për të parë trungun e protestës madhështore”.
“Ajo ishte një akt, një provokacion i vogël. Ne kemi thënë dhe ju them demokratëve se, gjethet, degëzat nuk duhet të na pengojnë të shohim trungun madhështor të kësaj proteste të madhe. Thirrjet, përpjekja për të krahasuar Ramën me Berishën, lidhen me opozitën e opozitës, vegël e qeverisë”, tha Berisha.
Ky i fundit u bëri thirrje të gjithë opozitarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e qytetarëve teksa vlerësoi protestuesit duke i cilësuar si fibrën më të fuqishme opozitare të vendit.
“Janë disa individë, grupe të vogla të paguara nga armiku i përjtehsmë i Berishës, George Sorros. Thirrja ime ndaj demokratëve të marrin pjesë masivisht në këtë protestë, ata janë fibra më e fuqishme opozitare e vendit. Ata qëndrojnë si opozitë e pamposhtur dhe kanë dalë pas zgjedhjeve, kanë bërë punë të jashtëzakonshme”, theksoi Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




