Nis dezinsektimi në Lezhë, Ministria Shëndetësisë: Masa për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë verës

Aktualitet | 4 muaj më parë

Procesi i dezinsektimit ka nisur në qytetin e Lezhës, në kuadër të masave për garantimin e një mjedisi më të sigurt dhe mbrojtjen e shëndetit publik gjatë sezonit veror.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se ndërhyrja po zhvillohet sipas fazave të përcaktuara në planin e masave.

Sipas ministrisë, dezinsektimi po realizohet në zonat prioritare të qytetit dhe synon parandalimin e përhapjes së insekteve, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve mjedisore dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Mirëmëngjes nga qyteti i  Lezhës ku po vijon procesi i dezinsektimit në  territor, sipas fazave të përcaktuara, duke garantuar një mjedis më të sigurt dhe mbrojtjen e shëndetit publik gjatë sezonit veror. Ky proces po realizohet në zonat prioritare dhe do të vijojë sipas planit të masave në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse”, thuhet në postimin e ministrisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme