Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet në det

Aktualitet | 4 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e së dielës në Durrës, ku një 11-vjeçar nga Tirana është mbytur në det.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në zonën e Kavalishencës, në lagjen nr. 13 të Durrësit. Sipas dëshmive nga vendngjarja, djali është pikasur nga qytetarët në ujë, jo në thellësi, por shumë pranë bregut.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 11-vjeçari u gjet në një zonë të cekët, shumë pranë bregut duke ngritur dyshime se shkaku i humbjes së jetës mund të ketë qenë një arrest kardiak dhe jo mbytja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme