Spanja, Yamal: Barazuam një ndeshje, por…

Pas barazimit të pabesueshëm dhe të papritur kundër Kepit të Gjelbër, Spanja do të kërkojë shpagim sonte kundër Arabisë Saudite. Polemikat rreth “Furive të Kuqe” nuk janë pritur mirë nga Lamine Yamal.
Në një intervistë me El Pais, ylli i Barcelonës deklaroi: “Nuk do ta dimë kush do ta fitojë Kupën e Botës para 19 korrikut, por ju doni ta dini sot. Jeni shumë të paduruar.
Spanja ka barazuar një ndeshje dhe ju tashmë po nxirrni përfundime. Mendoni se jemi të dobët, por kushdo që e kupton futbollin e di që nuk është kështu.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




