FIFA do të ndryshojë rregullin e penalltive para se nisë faza me eliminim direkt  

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Ndryshimi i një rregulli që ka të bëjë me penalltitë mund të aprovohet shumë shpejt nga FIFA, para se të fillojë faza me eliminim direkt gjatë Kupës së Botës 2026. Faza e 1/16-ve të kompeticionit fillon të dielën dhe FIFA ka në plan të modifikojë një element të serisë së penalltive.

Objektivi është për të pasur vetëm një hedhje monedhe nga arbitrat dhe jo dy, siç është vepruar deri tani. Skuadrat duhet të zgjedhin, nëse do të gjuajnë penalltinë e parë, apo nëse do ta ndjekin atë përpara tifozëve të vet.

Nuk do të ketë më hedhje të dyfishtë të monedhës. Në finalen e Champions League, Arsenali i humbi të dyja. Lojtarët e ekipit anglez gjuajtën të dytët nga pika e bardhë dhe në portën përpara tifozëve të PSG-së.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme