Ish-lojtari i Skënderbeut firmos me Vllazninë

Abissnet Superiore | 4 muaj më parë

Vllaznia prezanton afrimin e radhës në këtë merkato vere. Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Randy Dwumfour është zyrtarisht një lojtar i shkodranëve. 25-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-1 me Vllazninë.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mbrojtësit Randy Dwumfour, i cili do të veshë fanellën kuqeblu pas eksperiencës së fituar në kampionatin shqiptar.

Futbollisti ka firmosur një kontratë 1+1, me të drejtë rinovimi, duke u bërë pjesë e projektit të Vllaznisë për sezonet në vijim.

Me forcën fizike, dinamizmin dhe eksperiencën e tij në futbollin shqiptar, Randy pritet të sjellë vlera të rëndësishme për ekipin tonë.

I urojmë Randy-t suksese dhe sa më shumë fitore me fanellën e Vllaznisë!”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme