Sikur është bombarduar, tërmetet shkatërrojnë qytetin e La Guairas në Venezuelë

Pamje të tmerrshëm vijnë nga Venezuela pas dy tërmeteve katastrofike që lanë pas dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur.
Ky është qyteti i La Guairas në Venezuelë, totalisht i shkatërruar sa ngjan sikur është bombarduar. Pamje të rënda, ndërkohë që forcat e shpëtimit vijojnë të nxjerrin njerëz të gjallë apo të vdekur nga rrënojat.
🔴 #URGENTE | El terremoto de Venezuela destruyó la ciudad de La Guaira. pic.twitter.com/IeqBCHmKuo
— Mundo en Conflicto 🌎 (@MundoEConflicto) June 25, 2026
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter goditën Venezuelën vonë natën e së mërkurës, duke shkaktuar viktima dhe shembje ndërtesash.
Deri më tani, të paktën 32 persona janë gjetur të vdekur, ndërsa numri i të plagosurve ka tejkaluar 700.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti i parë, i cilësuar si “paragoditje”, kishte një magnitudë 7.2 ballë, një thellësi fokale prej 21.9 kilometrash dhe ishte regjistruar rreth 200 kilometra në perëndim të Karakasit.
Tërmeti kryesor kishte një magnitudë prej 7.5 ballësh dhe një thellësi fokale prej 10 kilometrash. Ai u pasua nga rreth 20 lëkundje pasuese.
Presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez, shpalli gjendje të jashtëzakonshme, duke njoftuar se aeroporti ndërkombëtar që i shërben kryeqytetit është dëmtuar rëndë dhe operacionet e tij janë pezulluar deri në një njoftim të ri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





