Spence shpjegon pse nuk ia dha dorën Partey: Jam besnik i bindjeve dhe fesë time!

U shoqërua më shumë interpretime dhe kritika gjesti i anglezit Spence, i cili refuzoi t’i jepte dorën ganezit Partey, i akuzuar për dhunim, para ndeshjes së Botërorit.
Lojtari e ka shpjeguar atë që ndodhi kështu: “Kam bindjet e mia dhe jetoj sipas tyre. Feja ime udhëheq vendimet e mia dhe e di çfarë më mësojnë librat, çfarë më mëson besimi im.
Secili është i lirë ta interpretojë atë që ndodhi ashtu siç e beson, nuk kam ndërmend të hyj në detaje dhe të jap më shumë shpjegime. Tifozëve anglezë, nëse sjellja ime ka zhgënjyer apo prekur dikë prej tyre, u kërkoj sinqerisht ndjesë. Nuk kisha absolutisht si qëllim të bëja këtë gjë. I respektoj të gjithë, por dua të mbetem besnik i bindjeve të mia”.
Episodi i refuzimit të dhënies së dorës nga Spence ndodhi para ndeshjes Angli-Ganë, që u mbyll në barazim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




