Avokati i Popullit inspekton Shtëpinë e të Moshuarve: Pasuritë e konfiskuara nga SPAK të kthehen në azile

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, inspektoi sot Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë për të parë nga afër kushtet e jetesës së pensionistëve dhe sfidat e këtij sektori në mbarë vendin.
Pas inspektimit, Shabani bëri një propozim konkret: pasuritë e konfiskuara nga SPAK të kthehen menjëherë në shtëpi përkujdesjeje për të moshuarit.
Shifrat e bëjnë propozimin urgjent. Shqipëria ka vetëm 6 qendra publike rezidenciale për të strehuar të moshuarit, me kapacitet 330 vende, ndërsa mbi 60 mijë të moshuar jetojnë vetëm.
Aktualisht nevojat janë më të larta se sa vendet e lira.
Ndërkohë shteti zotëron 63 ndërtesa të konfiskuara nga krimi: hotele, vila, apartamente.”Vetëm këtë vit SPAK ka konfiskuar 2 milionë euro pasuri të krimit dhe korrupsionit. Institucionet publike mund t’i vënë këto prona dhe pasuri në shërbim të të moshuarve,”-tha Shabani.
Gjatë inspektimit, Avokati i Popullit konstatoi edhe mungesë stafi mjekësor dhe infermierësh, si dhe mungesë mjedisesh trajtimi për të moshuarit me probleme të rënda shëndetësore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



