Franca me pikë të plota, e ndjek Norvegjia

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Spektakël në Grupin I të Kupës së Botës, ku Franca konfirmoi statusin e pretendentes duke mbyllur fazën e grupeve me pikë të plota. “Gjelat” triumfuan 4-1 ndaj Norvegjisë në një ndeshje të mbushur me ritëm dhe raste, ku protagonisti absolut ishte Ousmane Dembele. Sulmuesi francez realizoi një tripletë fantastike, ndërsa Desire Doue vulosi fitoren në kohën shtesë. Norvegjia shkurtoi përkohësisht diferencën me Aasgaard, ndërsa Mike Maignan hyri në histori si portieri i parë që priti një penallti në këtë Botëror. Pavarësisht humbjes, norvegjezët kalojnë në fazën tjetër dhe do të përballen me Bregun e Fildishtë.

Në sfidën tjetër, Senegali bëri detyrën me një fitore shkatërruese 5-0 ndaj Irakut, por ende nuk e ka në dorë fatin e tij. Afrikanët dominuan nga minuta e parë, përfituan edhe nga kartoni i kuq i kundërshtarit në pjesën e parë dhe më pas shpërthyen me katër gola të tjerë, duke regjistruar fitoren më të thellë të një kombëtareje afrikane në historinë e Kupës së Botës. Megjithatë, me vendin e tretë në grup, Senegali duhet të presë përfundimin e grupeve të tjera për të mësuar nëse diferenca e golave do t’i mjaftojë për një biletë në raundin e 1/32-tave.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme