Ligji për financimin e partive, projektohen kufizime për afatet dhe masën e dhurimit

Politikë | 4 muaj më parë

Komisioni i reformës zgjedhore ka premtuar deri në fund të korrikut draftin e pajtuar politikisht për ligjin e financimit të partive.

Ekspertja zgjedhore Gerta Metaj ndan në diskutimet aktuale rëndësinë e disa faktorëve.

“Jo vetëm në vitin kalendarik dhe në aktivitetin normal që bëjnë partitë politike në jetën e tyre të përditshme, por edhe në atë të periudhës zgjedhore ku ne të gjithë diskutojmë që sa para hidhen dhe sa nuk deklarohen dhe nuk gjendet burimi i këtyre të ardhurave”, tha ajo.

Projekti aktual është diskutuar edhe me faktorë të tjerë të interesit. Opinioni i Komisionit të Venecias ndërkohë siguroi një shtyllë mbështesë për kufizimet e dhurimeve për partitë, nisur që nga afati.

“Ligji i thotë që të gjitha transaksionet duhen bërë me llogari bankare dhe patjetër vetëm kuotat e anëtarësisë ka një lloj hapësire që mundet të jenë meqenëse janë para kesh dhe futen në atë librin e financës së partive politike dhe deklarohen aty. Po patjetër që pastaj brenda pesë ditëshit ato duhet të hidhen në llogarinë bankare”, tha ajo.

Kufizimi i propozuar prek edhe masën e dhurimit

“Patjetër që ka një ka kufij të përcaktuar për individët, për personat fizikë, për personat juridikë. Ka një kuotë që brenda vitit jo më shumë se 200.000 ose jo më shumë se 1 milion para duhet të dhurohen, le të themi nga këta persona”, u shpreh ekspertja.

Mesi i stinës së nxehtë do të duhet të finalizojë sipas premtimit para produktin ligjor të diskutuar përherë para e pas stinëve zgjedhore në Shqipëri.

Gazetare: Entela Komnino

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme