Miqësore/Egnatia e Dinamo fitojnë, Vllaznia e Elbasani humbasin

Futboll Vendi | 4 muaj më parë

Skuadrat shqiptare vazhdojnë përgatitjet në prag të sfidave në kompeticionet evropiane. Gjatë ditë së sotme nuk kanë munguar dhe ndeshjet miqësore.

Skuadra kampione e Shqipërisë, Egnatia, e ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë me një fitore 3-1 përballë FC Botosani. Golat për rrogozhinasit u shënuan nga Bakayoko, Albanese e Fernando.

Fiton edhe Dinamo, që ka mposhtur Strugën me rezultatin 3-2. Për blutë shënuan Farruku dhe Vila, si dhe një autogol i kundërshtarit. Stafi teknik dhe futbollistët janë të impenjuar maksimalisht për t’u përgatitur sa më mirë për sfidat europiane ndaj Astanës.

Vllaznia, në miqësoren e radhës në këtë fazë përgatitore është mundur nga FC Koper me rezultatin 4-2. Golat për kuqeblutë u shënuan nga Murataj dhe Tafili.

Elbasani është mundur nga FK Deçiq me rezultatin 3-0 në miqësoren e kuajtur në Zlatibor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme