Parashikimi i motit për të dielën / Masa ajrore të nxehta, temperaturat luhaten nga 20 deri në 39 gradë Celsius.

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, mësohet se dita e diel në vendin tonë do të ndikohet nga masa ajrore të nxehta, me temperatura që do të luhaten midis vlerave 20–39 gradë Celsius.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në mesditë. Nga mesdita deri pasdite pritet mot me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare, të përqendruara në relievet e larta kodrinore-malore. Pas orëve të pasdites, moti do të jetë sërish i kthjellët në të gjithë vendin.

Priten reshje të izoluara shiu në formë pikash në majat e maleve në juglindje, kryesisht gjatë orëve të nxehta të mesditës.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë me forcë 1–3 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




