Nga dhuna, te vjedhja dhe kanosja/ Rama publikon të shkuarën penale të një prej firmëtarëve të protestës qytetare: Njihuni me kontributin e tij mbresëlënës për atdheun

Politikë | 4 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale atë që e paraqet si profilin e një prej 13 firmëtarëve të protestës që po zhvillohet prej 31 majit në bulevard.

Në postimin e tij, Rama rendit një sërë procedimesh penale që, sipas tij, i përkasin këtij aktivisti, duke përfshirë akuza për rrahje, vjedhje të energjisë elektrike, kanosje, plagosje të lehtë dhe dhunë në familje.

“Njihuni me kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e ‘Shqipërisë së Re'”, shkruan me ironi kryeministri Rama.

POSTIMI I PLOTË I KRYEMINISTRIT

👉NJIHUNI ME kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e “Shqipërisë së Re”:

I proceduar:

– ⁠2014 – Rrahje në bashkëpunim, Tiranë

– 2016 – Vjedhje energjie, Tiranë

– 2016 – Rrahje në dëm të një shtetaseje, Tiranë

– 2017 – Rrahje në grup, Durrës

– 2019 – Pjesëmarrje në protestë të paligjshme, pengim qarkullimi I automjeteve, pengim i IMT per prishjen e ndertimit te paligjshëm, Vlorë

– 2020 – Kanosje & plagosje e lehtë, Vlorë

– 2021 – Kanosje ndaj një shtetaseje grua, Vlorë

– 2022 – Dhunë në familje ndaj xhaxhait të tij, Vlorë


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme