Plagosi 35-vjeçarin në Pogradec, autori kapet pas një ore në Përrenjas

Një 24-vjeçar është vënë në prangat e Policisë pasi dyshohet se plagosi me armë zjarri një 35-vjeçar në Pogradec.
Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3 të qytetit, ku gjatë një konflikti, shtetasi N. A., 24 vjeç, banues në Buçimas, dyshohet se qëlloi me armë zjarri në këmbë shtetasin B. S., rreth 35 vjeç.
I plagosuri u transportua në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, autori u largua nga vendi i ngjarjes, por shërbimet e Policisë së Pogradecit, në bashkëpunim me efektivët e Stacionit të Policisë Përrenjas, organizuan ndjekjen dhe bënë të mundur kapjen e tij në Përrenjas.
24-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




