Përfshihet nga flakët një apartament në një pallat në Vlorë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Një banesë në katin e dytë të një pallati në lagjen Isa Boletini të Vlorës është përfshirë nga flakët rreth orës 14:30 të ditës së sotme. Zjarri ka nisur fillimisht në ballkonin e apartamentit dhe më pas është përhapur drejt pjesës së kuzhinës.
Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre në ambientet e tjera të banesës dhe në apartamentet fqinje.
Sipas zjarrfikësve, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




