Nga projektligji për kontrollet zyrtare te raportet e institucioneve, Kuvendi mblidhet në seancë

Politikë | 4 muaj më parë

Kuvendi mblidhet këtë të martë (30 qershor), në orën 10:00, në seancë plenare, ku deputetët do të shqyrtojnë një sërë projektligjesh dhe projektrezolutash që lidhen me veprimtarinë e institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025.

Sipas rendit të ditës, seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së datës 18 qershor dhe me njoftimet. Më pas, deputetët do të shqyrtojnë projektligjin “Për kontrollet zyrtare dhe aktivitete të tjera zyrtare”, i cili synon garantimin e zbatimit të legjislacionit për ushqimin, ushqimin për kafshë, shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, si edhe shëndetin e bimëve dhe produktet për mbrojtjen e tyre.

Në vijim të seancës, Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe të votojë një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve për vitin 2025. Mes tyre janë raportet e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Departamentit të Administratës Publike, Autoritetit të Konkurrencës, Komisionit të Prokurimit Publik, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, si dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme