Kaos në kufijtë e BE-së, pasagjerët deri në 5 orë në radhë. Aeroportet kërkojnë pezullimin e sistemit të ri biometrik  

Botë | 4 muaj më parë

Shoqatat kryesore të aviacionit dhe aeroporteve europiane kanë ngritur alarmin për sistemin e ri biometrik të kontrollit kufitar në BE, duke kërkuar pezullimin e tij gjatë korrikut dhe gushtit. Sipas tyre, ky sistem ka sjellë radhë të gjata deri në pesë orë, vonesa të shumta dhe fluturime që nisen me gjysmë kapaciteti, pasi pasagjerët mbeten të bllokuar në kontrolle.

Sistemi, i cili kërkon regjistrimin e gjurmëve të gishtave dhe një foto për qytetarët jo-BE, nisi të zbatohet në tetor, por shumë vende si Greqia, Franca dhe Italia e kanë pezulluar përkohësisht për të shmangur kaosin. Me rreth 40 milionë pasagjerë më shumë të parashikuar gjatë korrikut dhe gushtit, aeroportet paralajmërojnë se presioni mbi infrastrukturën është i papërballueshëm.

Industria e aviacionit kërkon fleksibilitet për të pezulluar kontrollet sa herë që fluksi i udhëtarëve tejkalon kapacitetin, madje edhe pas shtatorit, derisa të sigurohet staf dhe pajisje të mjaftueshme.

Ndërkohë, vonesat po rrezikojnë reputacionin e Europës si destinacion turistik dhe po dekurajojnë udhëtarët ndërkombëtarë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme