Aksident në aksin Lezhë–Milot, makina përplas biçikletën, plagoset rëndë një 66-vjeçar

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune (4 korrik) në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rriles.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte 66-vjeçari P.N, banues në Shënkoll.
Si pasojë e përplasjes, 66-vjeçari ka mbetur i plagosur rende dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar dhe ndaluar nga Policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




