Rriten kontrollet në Fier, Sula: Në fokus produktet e qumështit, pesticidet dhe subjektet ndotëse

Aktualitet | 4 muaj më parë

KryeInspektori i Përgjithshëm Dashnor  Sula ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me inspektorët e Qarkut Fier. Në një deklaratë për mediat, Sula ka deklaruar se siguria ushqimore në qarkun e Fierit, do të jetë në fokus të punës pasi  është një nga qarqet kryesore për prodhimin dhe përpunimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij. Sipas tij, për shkak të rritjes së ndjeshme të numrit të turistëve gjatë sezonit veror, inspektorët e sigurisë ushqimore do të shtojnë kontrollet në stabilimentet e përpunimit të qumështit dhe në subjektet që tregtojnë produkte ushqimore.

Ai theksoi se kontrollet do të jenë më intensive për të garantuar që produktet të përmbushin standardet e sigurisë dhe cilësisë, me synimin që turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë qarkun e Fierit, përfshirë destinacionet si Apolonia, Bylisi dhe Ardenica, të konsumojnë produkte të sigurta dhe cilësore.

Sula pohoi gjithashtu se një vëmendje e veçantë do ti kushtohet edhe kontrolleve në subjektet ndotëse të naftës dhe kontrollit të pesticideve në hambarin e Shqipërisë si një problematikë e nxehtë.

Sula është ndalur gjithashtu edhe te faza e rikonstruktimit total të inspektorateve . “ Ka të bëje me IKMT- në ku i bashkangjitet AKM- ja , ku i bashkangjiten dhe pyjet ndërsa AKU- së i bashkangjiten veterinaria dhe bimët pikërisht për të mos patur atë mosdakordësi” Eja ti, ik ti”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme