Aksident në Mirditë, plagosen 6 të mitur, dyshohet se makinën e drejtonte një 16-vjeçar

Aktualitet | 4 muaj më parë

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku gjashtë të mitur kanë mbetur të plagosur. Të gjithë të rinjtë e përfshirë në aksident mësohet se janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili kishte marrë makinën, ndërsa për shkaqe ende të paqarta ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Si pasojë e përplasjes, të gjashtë të miturit kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se një vajzë 12-vjeçare dyshohet se ka pësuar frakturë në legen, ndërsa dy të mitur të tjerë kanë marrë fraktura në gjymtyrë.

Edhe katër fëmijët e tjerë kanë pësuar dëmtime të ndryshme. Pas marrjes së ndihmës së parë, ata janë transportuar drejt spitaleve në Tiranë për trajtim më të specializuar. Për transportimin e të plagosurve u angazhuan gjashtë autoambulanca.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme