Drita eliminohet nga Champions League

UEFA Champions League | 4 muaj më parë

Drita është eliminuar në raundin e parë kualifikues të Champions League pas humbjes 3-2 të pësuar në “Fadil Vokrri” përballë Zalgiris, ndërkohë që në ndeshjen e parë gjithçka u mbyll në barazim 1-1.  Goli i realizuar nga Benchaib në minutën e 94-t me penallti vendosi dhe fatin e kampionëve të Kosovës. Drita do vazhdojë të qëndrojë në kompeticionet europiane, pikërisht në Conference League.

Skuadra e Zalgiris kaloi e para në avantazh me golin e shënua nga Slivka 9’, ndërsa kampionët e Kosovës përmbysën gjithçka me Jasharin 21’ dhe Manajn 53’. Në minutën e 82-të, Slivka vendosi barazpeshën 2-2, ndërsa Benchaib 94’ firmosi fitoren dhe kualifikimin e Zalgiris.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme