Egnatia-Petrocub në RTSH: Dede e Xhemajli: Besojmë te kualifikimi

Ditën e mërkurë, në orën 21:00, Egnatia do të luajë ndaj Petrocub, përballje e vlefshme për turin e parë të Champions League, që do të vijë për shikuesit në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar(RTSH1 dhe RTSH Sport). Ndeshja e parë, zhvilluar në Moldavi përfundoi 1-1, rezultat ku kualifikimi do të vendoset në Rrogozhinë. Trajneri i Egnatias, Nevil Dede foli në prag të përballjes, fillimisht duke u shprehur se skuadra tashmë është e vetëdijshme për kompeticionin, por edhe për forcën e kundërshtarit.
“Jemi të vetëdijshëm që nuk luajmë çdo ditë në Champions. Pra është një kompeticion ku mijëra futbolliste e kanë ëndërr, kështu që mendoj se përjetimi dhe gadishmëria është maksimale. E njohim kundërshtarinm patjetër, tani e njohim akoma dhe më mirë, jo vetëm ne si staf apo klub, por edhe djemtë”.
Nevil Dede foli në lidhje për gjendjen e kundërshtarit, por trajneri i ekipit rrogozhinas është besimplotë se faktori fushë do të ndikojë në arritjen e objektivist
“Kundërshtari është një ekip I organizuar që ka eksperiencën, historinë, kualitetin, por ne pretendojmë që jemi më të fortë në shtëpinë tonë. E kemi analizuar me djemtë, gjithçka që duhet të regullojmë, shpresojmë që tia dalim me sukses, unë jam i bindur që skuadra është gati”.
Me mungesën e Aleksit për shkak të kartonit të kuq të marrë në sfidën e parë, shiriti i kapitenit i ka kaluar Arbenit Xhemajlit. Qendërmbrojtësi u shpreh besimpolotë për kalimin e turit
“Kam shumë besim te ekipi, gjatë gjithë javës kam patur shumë besim, do e kalojmë këtë tur”.
Egnatia ka zhvilluar një merkato të nxehtë me emra të rëndësishëm në përbërje e sigurisht objektivi i presidencës është kalimi i turit, një presion i tillë nuk e shqetëson Arbenit Xhemajlin
“Presionin duhet ta lëmë jashtë, duhet të tregohemi të ftohtë në mendje, ndërsa në fushë zjarr”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




