Messi: Krenar për argjentinasit! Ia dolëm kur kishim gjithçka kundër, me inteligjencë e vullnet

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

“Edhe një herë treguam se askush nuk na ka dhuruar asgjë dhe jemi rikthyer mes skuadrave më të mira të botës. Jam shumë krenar që i dhuruam një gëzim kaq të madh gjithë popullit argjentinas”, – ka thënë Leo Messi, kapiteni dhe lideri i Argjentinës pas fitores me përmbysje 2-1, në gjysmëfinale ndaj Anglisë.

Messi ka theksuar se ajo ndaj anglezëve “ishte vetëm një ndeshje futbolli”. Pastaj ka shtuar: “Donim të fitonim dhe të shkonim në finalen e Botërorit. Jemi të lumtur që e arritëm sërish, sidomos për mënyrën si e bëmë, kur kishim gjithçka kundër. Me inteligjencë, me futboll dhe me vullnet.

Ky grup ka treguar edhe një herë se çfarë është i aftë të bëjë. Tani duhet të shijojmë momentin. Kemi treguar se japim gjithmonë maksimumin dhe u dhurojmë lumturi argjentinasve gjithë këto vite. Të luajmë përsëri një finale të Kupës së Botës, me gjithçka që kjo do të thotë për argjentinasit… Sido që të shkojë, duhet ta vlerësojmë këtë rrugëtim”, – përfundoi ylli i Argjentinës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme