Shi dhe rënie temperaturash në verilindje, frymëmarrje lehtësuese nga vapa përvëluese e korrikut

Aktualitet | 4 muaj më parë

Mëngjesi i sotëm erdhi i freskët në Kukës. Mot me vranësira dhe temperatura që zbritën në 23 gradë Celsius, falë reshjeve të shiut dhe erës që përfshiu verilindjen në orët e pasdites së djeshme deri pas mesnatës.

Për qytetarët e Kukësit, një mot i tillë është lehtësim dhe mundësi për shëtitje e kalimin e kohës në parqet e qytetit.

“Ne na duket shumë më mirë këtu sesa atje poshtë nga jugu. Kemi një freski të lezetshme. Kohë shumë e mirë për ne sidomos në pleq”.

“Me dalë më herët dalim në sabah pimë kafe se. Edhe dreka jo shumë të nxehtë. Jo bre mirë”

“Populli në këto zona dhe kudo ndoshta ka thënë “djalë përherë e shi në verë” është pak e vështirë. Faktikisht Kukësi për fatin e lumë Kukësi sivjet e ka kaluar shumë mirë klimën sepse ne nuk e kemi ndjerë. Ne kemi njerëz në Tiranë që vazhdojnë duke thënë që ne po piqemi”, thanë disa banorë.

Sipas parashikimit të motit, fundjava vjen me rritje graduale të temperaturave dhe kthjellime të motit, por vlerat do të jenë nën mesataren e kësaj periudhe, krahasuar me verën e kaluar.

Gazetar: B. Muçmata    

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme