Kishte kultivuar bimë narkotike në kanionet e Progonatit, arrestohet 57-vjeçari
Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tepelenës për kultivim të bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në kanionet e fshatit Progonat.
Sipas Policisë, arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Rrjedha”.
Sipas njoftimit të policisë, efektivët konstatuan se 57-vjeçari kishte kultivuar në vazo 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të vendosura në thellësi të kanioneve. Bimët u asgjësuan, ndërsa i dyshuari u arrestua në vendngjarje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme. Policia bën me dije se kontrollet anticannabis vijojnë në të gjithë territorin e qarkut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




