Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

Aktualitet | 3 muaj më parë

Dy persona kanë rënë në pranga, pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar bimë kanabisi në një parcelë në fshatin Zgërdhesh të Krujës.

Në pranga përfunduan Kastriot Bazja, 52 vjeç dhe Astrit Seferi, 54 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë. Sipas Policisë, të arrestuarit kanë precedentë të mëparshëm për të njëjtën veprimtari kriminale.

Dy personat kishin kultivuar dhjetëra bimë kanabis, ndërsa po përgatiteshin të mbillnin edhe bimë të tjera në të njëjtën parcelë.

Bimët narkotike u asgjësuan në vendngjarje nëpërmjet djegies, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme