Humb jetën elektricisti në Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po riparonte një defekt
Një elektricist ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike në fshatin Zërvaskë të Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake, elektricisti rreth të 60 vjeç po punonte për riparimin e një defekti në një linjë elektrike, ndërsa dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në fshatin Gurras, gjatë riparimit të një defekti elektrik në një shtyllë të rrjetit elektrik, shtetasi A. B., 57 vjeç, me profesion elektricist, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe, si pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




