Partizani përforcon mbrojtjen, Pasagiç firmos me “demat”

Abissnet Superiore | 3 muaj më parë

Një mbrojtës i ri për Partizanin. Klubi kryeqytetas njofton se ka siguruar shërbimet e boshnjakut Omar Pasagiç, që ka firmosur një kontratë 1+1 me “demat”. Lojtari do ti bashkohet menjëherë skuadrës në Pogradec, ku ekipi po zhvillon fazën përgatitore.

“Partizani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin Omar Pasagiç, i cili është zyrtarisht pjesë e familjes së kuqe.

28-vjeçari nga Bosnja dhe Hercegovina, i lindur në Gjermani, vjen te Partizani pas eksperiencës së fundit me FC Metaloglobus Bukuresht në kampionatin rumun.

Pasagiç aktivizohet kryesisht në qendër të mbrojtjes dhe këmba e preferuar e tij është e majta. Qendërmbrojtësi ka firmosur një kontratë 1+1 dhe menjëherë do ti bashkohet skuadrës në Pogradec, ku ekipi po zhvillon fazën përgatitore”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme