Senati i SHBA-së shqyrton rezolutën e re për luftën me Iranin

Amerikë | 2 muaj më parë

Senati i SHBA-së do të mblidhet për të shqyrtuar një version të ri të rezolutës që do ta detyronte presidentin amerikan të përfundojë konfliktin me Iranin.

Kongresi ka pasur vështirësi të miratojë një rezolutë të tillë.

Demokratët kanë votuar në masë dërrmuese për të kufizuar veprimet e presidentit në këtë konflikt, ndërsa republikanët kanë qëndruar kryesisht në krah të presidentit.

Megjithatë, në javët e fundit, gjatë votimeve të ngjashme, janë parë 3 deri në 4 republikanë që kanë votuar bashkë me demokratët.

Ky numër ende nuk është i mjaftueshëm për të ndryshuar balancën dhe për t’i dërguar një mesazh të qartë Shtëpisë së Bardhë se duhet të respektojë aktin e vitit 1973 për Fuqitë e Luftës.

Miratimi apo jo i rezolutës varet kryesisht nga sa republikanë do të jenë të gatshëm të kalojnë në anën tjetër të korridorit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme