Rama: Mbrojtja e qiellit në Samitin e NATO-s ku do të jetë dhe Presidenti Trump do të bëhet me dronë superinteligjentë “Made in Albania”

Politikë | 3 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po zhvillon kapacitete të reja në fushën e industrisë së mbrojtjes, duke përfshirë prodhimin vendas të dronëve inteligjentë dhe pajisjeve të avancuara ushtarake.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e dorëzimit të mjeteve taktike të prodhuara nga “Timak Defence”, Rama u shpreh se pret që së shpejti të prezantohen edhe produkte të tjera të prodhuara në Shqipëri për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Unë mezi pres të fillojmë të tregojmë edhe disa gjëra të tjera që po fillojnë të prodhohen në Shqipëri, ku siç e kemi premtuar, mbrojtja e qiellit në Samitin e NATO-s, ku do të jetë edhe presidenti i SHBA-ve, do të bëhet me dronë superinteligjentë të prodhuar këtu në Shqipëri, ‘Made in Albania’”, deklaroi Rama.

Kryeministri tha se Shqipëria është gjithashtu në proces për t’u pajisur me sisteme më të avancuara të mbrojtjes kundërajrore.

“Ashtu sikundër tanimë jemi gati, kemi bërë edhe porosinë për mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore, të cilën do ta ketë shumë shpejt edhe Shqipëria”, u shpreh Rama.

Sipas tij, zhvillimi i industrisë së mbrojtjes synon që Shqipëria të ketë më shumë kapacitete të prodhuara në vend dhe të rrisë rolin e saj brenda standardeve të Aleancës së NATO-s.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme