Vinçiç thyen heshtjen pas finales së Kupës së Botës 2026: Messi u soll me sportivitet!

Në një intervistë të dhënë për “Sport” arbitri i finales së madhe të Kupës së Botës 2026 konfirmoi vendimin për tërheqjen nga arbitrimi si dhe komentoi zënkën me Leo Messi-n.
“Kur mësova se do të më besonin finalen e Kupës së Botës nuk mohoj faktin se u shokova. Më pas isha krenar pasi do të përfaqësoja Federatën Sllovene të Futbollit në nivelin më të lartë”, tha Vinçiç.
Mes të tjerash ai u pyet edhe për zënkën që pati me Lionel Messi-n. “Mendoj se është më mirë që gjithçka që ka ndodhur në fushë të mbetet aty. Në këtë pikë dua që të shtoj se Messi u soll me shumë sportivitet”, tha arbitri slloven.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




