Ekinokokoza, paraziti që mund të prekë edhe njeriun, rëndësia e parandalimit dhe kontrollit veterinar
Ekinokokoza është një sëmundje parazitare që mund të prekë si kafshët ashtu edhe njerëzit. Mjeku veteriner Joni Kopliku shpjegon se si transmetohet paraziti dhe si mund të kalojë nga kafshët te njeriu.
“Është një sëmundje parazitare që transmetohet nga qentë njerëzit. Tek qentë kryesisht prek traktin gastrointestinal, ndërsa tek njerëzit arrin të prekë mëlçinë dhe mushkëritë. Tek njerëzit traansmetohet kryesisht nga duart e palara, ndërsa nga qeni mund ta marrin nga ambienti apo nga kafshët e tjera të infektuara sepse transmetohet nëpërmjet feçeve. Mund të krijojë dëme të mëdha dhe me pasojasidomos tek njerëzit”, tha mjeku veterinar Joni Kopliku.
Cilat janë masat parandaluese dhe trajtimi në rast infektimi?
“Kryesore është larja e duarve, larja e perimeve dhe frutave sepse mund të jenë të kontaminuara, ndërsa te kafshët nuk duhet t’i ushqejmë kurrë me organe të gjalla sepse mund të jetë një ngatransmetuesit e parë. Te kafshët e vogla trajtohet dhe shërohet në një mënyrë më të thjeshtë, ndërsa tek njerëzit mund të kalojnë edhe në procedura kirurgjikale”, tha mjeku.
Specialistët rekomandojnë dehelmintizimin periodik të qenve dhe maceve, ruajtjen e higjienës personale dhe kontrollin veterinar të kafshëve, si masa të rëndësishme për të parandaluar përhapjen e ekinokokozës.
Gazetare: B. Cina
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




