Zjarr në lagjen e Spitalit në Lezhë, flakët neutralizohen pas disa orësh

Aktualitet | 3 muaj më parë

Një zjarr i madh ka rënë në lagjen e Spitalit, në Lezhë. Flakët nisën fillimisht në një grumbull mbeturinash dhe më pas u përhapën me shpejtësi në drejtim të banesave, duke krijuar rrezik serioz për banorët e zonës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencave civile, zjarri u vu nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij të mëtejshme dhe dëmet në banesa.

Temperaturat e larta, që arritën deri në 40 gradë, si dhe era e fortë, e vështirësuan punën e ekipeve të emergjencës, të cilat luftuan për disa orë deri në neutralizimin e plotë të situatës.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të verifikuar nëse ai ka qenë i qëllimshëm apo pasojë e rrethanave aksidentale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme