Edhe CONCACAF kundër kreut të FIFA-s: Menaxhimi i Infantinos duhet të rivlerësohet

Konfederata e shoqatave të futbollit të Amerikës së Veriut (CONCACAF) ka lëshuar një deklaratë duke kërkuar një “rishikim të plotë” të qeverisjes së Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, pasi ai tërhoqi propozimin e tij për të hapur mundësinë për investitorë privatë.
“Kjo është një simptomë e një sistemi qeverisjeje që ka ndaluar së vëni futbollin në vend të parë dhe po vepron pa transparencë dhe konsultim”, shkruan CONCACAF.
“Një rishikim i plotë i kësaj presidence është i domosdoshëm, një shqetësim i ndarë nga shumë konfederata dhe shoqata anëtare dhe nga të gjithë ata që e duan sportin”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



