Detaje të reja nga ngjarja në Milot, dyshohet se konflikti nisi pas divorcit me motrën e autorit

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur pasditen e së shtunës në Milot, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti që ishte në lëvizje.
Sipas hetimeve paraprake, rreth orës 18:00, në afërsi të Urës së Milotit, shtetasi Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, dyshohet se ka ndjekur nga pas automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik. Në ecje, autori i dyshuar ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të automjetit të 30-vjeçarit, pa shkaktuar të lënduar.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se pista kryesore ku janë përqendruar hetimet lidhet me një konflikt familjar. Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë divorci i 30-vjeçarit me motrën e autorit të dyshuar, çka mund të ketë sjellë përshkallëzimin e konfliktit.
Pas të shtënave, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa shërbimet e Policisë vijojnë operacionin për kapjen e tij.
Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe verifikimin e motivit, i cili deri në këtë fazë mbetet në nivel dyshimi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




