Lionel Messi i kthehet fushës dy javë pas finales së Kupës së Botës

Më pak se dy javë nga finalja e Botërorit, ku Argjentina e tij u mund nga Spanja, Lionel Messi është kthyer në fushë për të luajtur në Major League Soçer. Ai u fut në fushë në pjesën e dytë të ndeshjes Inter Miami-Columbus Crew, që përfundoi në barazim 2-2.
Shumë shokë të tij tek Argjentina dhe kombëtare të tjera janë ende me pushime, ndërsa Messi ka zbritur sërish në fushë, edhe pse nuk mundi ta festonte këtë rikthim me gol, duke humbur disa raste.
Kjo ndeshje ndërpreu serinë e 6 fitoreve radhazi për Inter Miami, që mban vendin e dytë në kampionat në Eastern Conference. Edhe një herë Lionel Messi ka treguar profesionalizmin e tij, duke respektuar klubin para pushimeve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



