Shtohen telashet për trajnerin Nevil Dede, Xhemajli pritet të shitet nga Egnatia

Futboll Vendi | 3 muaj më parë

Egnatia po përgatitet për ndeshjen e parë të turit të tretë të Europa League kundër Shamrock Rovers në Irlandë, por për trajnerin Nevil Dede nuk ka lajme të mira. Pas Bakajokos së dëmtuar, ai duket se do të humbasë edhe mbrojtësin Arbenit Xhemajli, i cili ka mbajtur shiritin e kapitenit në ndeshjet e fundit.

Xhemajli nuk ka pësuar asnjë dëmtim, ai pritet të shitet nga Egnatia në Malejzi. Ende nuk ka asgjë zyrtare, por gjasat janë që mbrojtësi këtë herë të largohet vërtet nga kampionët në fuqi. Kujtojmë që ai u përfol shumë për kalimin në një kampionat të huaj edhe në merkaton e dimrit, madje u largua nga skuadra disa ditë, por më pas u kthye.

Nëse largimi i Xhemajlit do të zyrtarizohet, atëherë trajneri Nevil Dede do të humbiste një tjetër titullar me peshë pas sulmuesit Bakajoko, që do të mungojë gjatë. Rrogozhinasit kanë organikë të plotë, megjithatë eksperienca e Xhemajlit do t’i nevojitej skuadrës në Europë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme