Librat e verës, turistët preferojnë të lexojnë letërsi shqipe të përkthyer
Vera është zakonisht stina kur lexohen më shumë libra, edhe sepse njerëzit pushojnë dhe kanë më shumë kohë të lirë. Vizitorë të shpeshtë në libraritë e kryeqytetit në këto ditë vere janë turistët e huaj, të cilët preferojnë të lexojnë letërsi shqipe të përkthyer.
Letërsia shqipe është një nga letërsitë më pak të përkthyera në botë. Përveç librave të shkrimtarit tonë të njohur, Ismail Kadare, që tashmë është i përkthyer dhe i lexuar në shumë gjuhë të botës, shumë pak shkrimtarë kanë pasur fatin të përkthehen në gjuhë të tjera këto vite.
“Ajo çfarë dua të ndalem më së shumti është fakti se ata kërkojnë më së shumti autorët shqiptarë të përkthyer përgjithësisht në anglisht, në frëngjisht, gjermanisht, italisht, së fundmi edhe në gjuhë të tjera, në spanjisht dhe turqisht. Disa nga autorët shqiptarë më të kërkuar për momentin janë “Thurn Virgin” nga Elvira Dones, “Miss Interpretation” prej Luljeta Lleshanakut dhe, ndër autorët më të njohur për momentin, padyshim edhe Lea Ypi me “Indikimin”. Ajo çfarë mbetet gjithmonë besnike tek turistët e huaj është fakti se gjithmonë kërkojnë autorin Ismail Kadare, pa dyshim”, tha librari Enriko Paja.
Përkthimi i autorëve shqiptarë në gjuhë të tjera duhet të jetë një sfidë jo vetëm për të ndihmuar autorët, por një sfidë e cila do të ndihmonte në njohjen më shumë të gjuhës dhe kulturës sonë.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




