Chelsea blen Pep Chavarria, shitje rekord për Rayo Vallecano-n e Ivan Balliut

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Chelsea ka mbyllur marrëveshjen për afrimin e Chavarria nga Rayo Vallecano. Anësori i majtë do të kalojë te blutë e Londrës për 25 milionë euro, plus bonuset.

Bëhet fjalë për një shitje rekord për klubin spanjoll, ku prej vitesh aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu. Rayo nuk kishte shitur kurrë më parë një futbollist me shifra të tilla të larta.

Drejtuesit e Rayo-s tentuan ta rritnin çmimin, duke marrë në konsideratë klauzolën prej 50 milionë eurosh në kontratën e Chavarria, por në fund, përpara gati 30 milionë eurove të ofruara nga londinezët, ata nuk rezistuan.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme