Egnatia niset drejt Dublinit me 21 lojtarë, dy mungesa me peshë për trajnerin Dede

UEFA Europa League | 3 muaj më parë

“Drejt Dublinit. Ekipi jonë për sfidën kundër Shamrock Rovers  për raundin III të fazës së kualifikueseve të Uefa Europa League”, – shkruan klubi rrogozhinas në një postim të bërë mëngjesin e sotëm në faqen zyrtare, të shoqëruar me listën e lojtarëve të grumbulluar.

Në këtë listë janë 21 lojtarë dhe menjëherë bie në sy mungesa e mbrojtësit Arbenit Xhemajli, kapiten i skuadrës në ndeshjet e fundit. Ai pritet që të shitet në Malejzi, siç është bërë me dije më parë, prandaj dhe nuk është me skuadrën në udhëtimin drejt Dublinit, ku nesër luhet ndeshja e parë e turit të 3-të eliminator të Europa League.

Një mungesë tjetër është ajo e sulmuesit Bakajoko, i dëmtuar në gju dhe që do t’i mungojë Egnatias për një kohë të gjatë. Kampionët në fuqi të Shqipërisë luajnë të martën, në orën 21:00, ndeshjen e parë ndaj Shamrock Rovers.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme