UEFA kërcënon me padi Gianni Infantino-n dhe e fton të mos eliminojë asnjë dokument në FIFA lidhur me projektin e tij të dështuar

UEFA ka kërcënuar Gianni Infantino-n me veprime ligjore për planin e tij të shitjes së Kupës së Botës dhe e ka paralajmëruar atë të mos shkatërrojë asnjë material që lidhet me të në FIFA.
“Telegraph Sport” ka mësuar se UEFA u ka dërguar gjithashtu një letër edhe Joshua Kushner, Greg Maffei, JP Morgan dhe OpenEconomics duke deklaruar se “po shqyrton në mënyrë aktive veprime ligjore” në lidhje me sipërmarrjen, e cila dështoi në zanafillë.
Në një letër dërguar Infantino-s të premten UEFA shkroi se: “UEFA me anë të kësaj letre jep njoftim zyrtar se po shqyrton në mënyrë aktive veprimet ligjore në lidhje me planin ‘FFE’.
Ju dhe FIFA duhet të ndërmerrni hapa të menjëhershëm për të identifikuar, gjetur dhe ruajtur të gjitha dokumentet dhe informacionin në lidhje me këtë projekt i cili është nën kujdestarinë ose kontrollin tuaj ose të FIFA-s.
Këto detyrime lindin pavarësisht nga çdo politikë e brendshme e ruajtjes që ju ose organizata juaj mbani dhe zëvendësojnë çdo politikë rutinë të shkatërrimit ose fshirjes së dokumenteve që do të zbatoheshin ndryshe”. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




