Humb kontrollin e mjetit, 28-vjeçarja përplaset me barrierat e urës në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë
Një aksident është regjistruar në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë, në aksin e vjetër rrugor nacional Lushnjë-Berat.
Një automjet me të cilin udhëtonte një 28-vjeçare është përplasur me barrierat anësore të një ure dhe, pas disa rrotullimeve, ka përfunduar i kthyer në njërën anë në mes të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e mjetit është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore, e cila ka nisur dokumentimin e rastit dhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa ka marrë masa edhe për disiplinimin e trafikut.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




