Zjarri përfshin një sipërfaqe me shkurre dhe pemë pranë Vanajt në Libofshë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Aktualitet | 3 muaj më parë

Një vatër zjarri është regjistruar këtë të hënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë pranë fshatit Vanaj, në Libofshë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në zonë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre.

Sipas informacioneve paraprake, situata është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat apo banorët e zonës. Ekipet zjarrfikëse vijojnë operacionin në terren, ndërsa pritet të përcaktohen edhe shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme