Zyrtare: Pochettino rinovon me SHBA-në deri në vitin 2030

Mauricio Pochettino do të qëndrojë në stolin e Shteteve të Bashkuara të paktën deri në Kupën e Botës të ardhshme. Rinovimi i kontratës së trajnerit argjentinas deri në vitin 2030 është njoftuar zyrtarisht.
Në deklaratën zyrtare, ndër të tjera thuhet: “Federata e Futbollit e Shteteve të Bashkuara dhe Mauricio Pochettino kanë rënë dakord për një kontratë të re që do ta mbajë atë si trajner të Kombëtares së meshkujve të SHBA-së deri në vitin 2030, duke shënuar një kapitull të ri në projekt që do t’i lejojë Pochettino-s dhe stafit të tij të trajnerëve të vazhdojnë zhvillimin e Kombëtares së SHBA-së, ndërkohë që kanë një ndikim edhe më të madh në ekosistemin e futbollit të SHBA-së”.
“I konsideruar gjerësisht si një nga trajnerët më të mirë në botë, Pochettino iu bashkua ekipit kombëtar në shtator 2024, duke u përqendruar kryesisht në përgatitjen për Kupën e Botës 2026. Përmes këtij angazhimi të ri, ai dhe stafi i trajnerëve do të ofrojnë gjithashtu këshilla dhe mbështetje për Federatën e Futbollit të Shteteve të Bashkuara në zhvillimin më të gjerë të programit të zhvillimit të ekipit kombëtar, futbollin e të rinjve, zhvillimin e trajnerëve, bashkëpunimin me ligat profesioniste dhe aspekte të tjera teknike brenda komunitetit të futbollit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



