U hodh në liqen për t’u larë dhe nuk doli më në sipërfaqe, gjendet pas më shumë se një muaji trupi i bashkëshortit të ministres italiane

Botë | 3 muaj më parë

Pas më shumë se një muaji kërkimesh, është gjetur trupi i Luigi Cavallarit, bashkëshortit të ministres italiane për Familjen, Lindshmërinë dhe Mundësitë e Barabarta, Eugenia Roccella, i cili ishte zhdukur në ujërat e Liqenit Vico, në provincën e Viterbos.

Sipas mediave italiane, trupi u lokalizua në mëngjesin e 4 gushtit, ndërsa ai ishte shpallur i zhdukur që prej 27 qershorit, kur po lundronte me varkë në liqen së bashku me bashkëshorten.

Gjatë udhëtimit, Cavallari u hodh në ujë për t’u larë, por nuk doli më në sipërfaqe. Dyshimet paraprake janë se ai mund të ketë pësuar një gjendje të papritur shëndetësore, e lidhur me një shok termik të shkaktuar nga ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës. Alarmin për zhdukjen e tij e dha vetë ministrja Roccella.

Operacionet e kërkimit dhe rikuperimit u vështirësuan nga kushtet e liqenit. Sipas autoriteteve, dukshmëria nën ujë ishte shumë e kufizuar, ndërsa fundi i liqenit, i mbuluar me baltë, llum dhe alga, e bëri shumë të vështirë lokalizimin e trupit.

Për kërkimet u përdorën sonarë dhe robotë nënujorë, të cilët kontrolluan një nga një të gjitha sinjalet e identifikuara në fundin e liqenit, deri në gjetjen e trupit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme